Sport

VIDEO/ Kapiteni Insigne “tradhëton” Napolin atëherë kur nuk duhet, Juventus fiton për herë të 9-të Superkupën e Ital

20 Janar 2021, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Kapiteni Insigne “tradhëton” Napolin atëherë

ITALI– Humbja kundër Interit në fundjavë duket një kujtim i largët për Juventusin që përgjigjet mjaft mirë në Superkupën e Italisë. Kundër Napolit bardhezinjtë drejtuar nga Andrea Pirlo fiton 2-0 dhe merr trofeun e parë në karrierë. Pas një pjesë me raste por pa gola, Cristiano Ronaldo përfitoi në maksimum pas një harkimi nga këndi në minutën e 68-të, teksa një top të devijuar gabimisht nga Bakayoko e dërgoi në rrjetë.

Në minutën e 80-të gjyqtari Valeri i ndihmuar nga VAR akordoi penallti për Napolin, 11-metërsh të cilin Insigne me Scszesny të mundur e nxorri jashtë. Portieri polak u bë protagonist me një pritje fantastike edhe në minutat shtesë, ndërkohë që në aksionin e fundit pas një kundërsulmi të shpejtë Cuadrado asistoi Moratën që me portën e boshatisur shënoi edhe golin e dytë për bardhezinjtë duke vulosur fitoren e Juves. Kjo ishte Superkupa e 9-të në historinë e Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll