Sport

FOTO/ Icardi vë gishtin në plagë, sulmuesi poston një foto që tërbon tifozët e Inter

20 Janar 2021, 20:34 Nga DOSJA
FOTO/ Icardi vë gishtin në plagë, sulmuesi poston një foto

ITALI– Pasi kanë jetuar një nga netët më emocionuese të historisë së fundit me 2-0 ndaj Juventus, mbërrijnë të dhëna në lidhje me revolucionine planit të imazhit që Interi po përgatitet të kalojë. Stema, e krijuar në 1908 nga ilustruesi Giorgio Muggiani, është modifikuar gjatë dekadave, por asnjëherë nuk është ndryshuar plotësisht.

Tani, sidoqoftë, mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm: “F” dhe “C” do të zhduken dhe do të dizenjohen rreth shkronjave “I” dhe “M”. Iniciale njësoj si të ish-sulmuesit Mauro Icardi, i cili u largua me konflik nga klubi zikaltër. Sa herë që bëhet fjalë për ndonjë lajm në ambjentin zikaltër, sulmuesi argjentinas gjen kohën të “thumojë” zikaltërit.

Në postimin e fundit në Instagram shihet se lojtari ka lançuar dhe ai logon e tij më të re, ku ka një ngjashmëri me stemën e re të Interit, i cili ka nxehur tifozët zikaltër me atë veprim të kryer.Logo e re e Ikardit ka të njëjtën koncept si ajo e stemës së Interit, kjo është një provokim apo rastësi? Mbetet për t’u parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter mauro icardi psg inter mauro icardi psg

Sondazh

Poll