Sport

Dy trofe të hedhura në “kosh”, Real Madrid po mendon shkarkimin e Zidane, trajneri del hapur: Le të shohim tani…

21 Janar 2021, 10:09 Nga DOSJA
Dy trofe të hedhura në “kosh”, Real Madrid po mendon

SPANJË-Dy tituj janë sfumuar në 6 ditë. Kjo mund të jetë përmbledhja e javës së fundit tronditëse të Real Madrid. Së pari disfata në gjysmënfinalen e Super Kupës kundër Athletic Bilbao, pastaj lamtumira për një titull potencial siç është Kupa e Mbretit.

Ekipi i Zidane u eleminua nga një skuadër e Kategorisë së Tretë si Alcoyano. Ndërkohë tekniku i Realit e ndien më shumë se kurrë frikën e një vendimi drastik të presidentit të klubit. Në intervistën pas ndeshjes Zidan ka marrë gjithë përgjegjësinë mbi supe duke u shprehur se do të shihet në ditët në vazhdim për të kuptuar qëndrimin e tij.

“Kur humbet ka shumë gjëra që fliten, por unë marrë përgjegjësinë time dhe ajo që ka për të ndodhur, thjeshtë do të ndodhi. Jam i qetë se lojtarët donin të fitonin ndeshjen, provuam në mënyra të ndryshme. Le ta shohim se çfarë ka për të ndodhur në këto ditë.” Përfundon Zidane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid zidane real madrid zidane

Sondazh

Poll