Aktualitet

MOTI/ Drejtoria e Përgjithshme Detare NJOFTON: Nga mesnata e sotme nis përkeqësimi, lartësia e dallgës shkon deri në 3 m

21 Janar 2021, 08:48 Nga DOSJA
MOTI/ Drejtoria e Përgjithshme Detare NJOFTON: Nga mesnata e sotme nis

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë të ditur se moti do të përkeqësohet duke filluar nga mesanata e sotme. Në njoftimin e bërë Drejtoria shkruan se bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Në fund Drejtorria Detare bën thirrje për bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

NJOFTIMI: 

Njoftim për përkeqësim të motitDuke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e pergjithshme detare moti i keq ne shqiperi drejtoria e pergjithshme detare moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll