Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit/ Hetuesit italianë vijnë në Tiranë javën e ardhshme, zbulohet mesazhi i Davide Pecorellit për mikun

21 Janar 2021, 08:35 Nga DOSJA
Zhdukja e biznesmenit/ Hetuesit italianë vijnë në Tiranë

ITALI– Vazhdojnë hetimet për gjetjen e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. Nën mbikqyrjen e Interpolit, hetuesit italianë do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për t’u punuar bashkë me homologët e tyre shqiptarë për zbardhjen e misterit të zhdukjes së 45-vjeçarit.

Gjithashtu, bashkë me hetuesit, do të vijnë edhe mostrat e ADN-së së vëllait të tij për të parë nëse eshtrat e gjetura në makinën tip “Skoda” i përkasin Pecorellit. Gazeta italiane, La Nazione shkruan se hetuesit italianë kanë dyshime në lidhje me hetimin që kanë nisur policia shqiptare ndaj do vijnë ta shikojnë më nga afër çështjen.

Mediat italiane shkruajnë se ‘ditën e martë në mbrëmje gjatë transmetimit në “Top Channel”, u pyet drejtori i departamentit antikrim i Tiranës, i cili përfundoi u pyet pse kontrollet në makinë nuk u krye në vend. Polici u përgjigj se është zakon të kryhen kontrollet më vonë, megjithëse – me sa duket – vetëm në një kohë më vonë oficerët e policisë do të kishin vërejtur që brenda automjetit të shkatërruar ishin disa kocka njerëzore dhe sende që shoqëruesi shqiptar i Davidit, kur u thirr për të rindërtuar lëvizjet e njeriut, i njohu atëherë (ora dhe telefoni celular).’

Dosja.al mëson se biznesmeni i ka shkruar një miku të tij se në Shqipëri është luftë deri me datë 6. Ai i kishte thënë se do kthehej me datë 6 në Itali pasi kishte prenotuar biletën e kthimit. MESAZHET: Kam hapur shoë room në një qendër tregtare. Deri në datën 6 këtu është lufte . Kam prenotuar kthimin në datën 10 janar.

Gjithashtu janë mësuar edhe lëvizjet e Davide Pecorelli në Shqipëri, ku mësohet se  përgjatë vitit 2020 ka qenë 4 herë në Shqipëri dhe gjithmonë ka përdorur aeroportin e Rinasit. Mësohet se për herë të parë në Shqipëri, Davide Pecorelli ka ardhur më 24 shtator 2020 dhe qëndrimet kanë variuar me periudha. Disa ditë ka qëndruar vetëm pak ditë, ndërsa herë të tjera deri në 2 javë.

Herën e fundit, rezulton se Pecorelli ka hyrë në vendin tonë më datë 3 janar nga Italia në orën 16:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe u zhduk duke mos lënë gjurmë vetëm pak ditë më pas. Më datë 6 janar, u gjet në Pukë, teksa brenda kishte edhe eshtra, që nuk dihet ende nëse i përkasin të zhdukurit apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll