Aktualitet

10 vjet nga ’21 janari’, Gazetari Artan Hoxha nuk përmbahet: Sot, ata lart, do bëjnë një xhiro!  ‘Blloku i zi’ u mb

21 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
10 vjet nga ’21 janari’, Gazetari Artan Hoxha nuk përmbahet:

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rikujtuar ngjarjen e 10 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste. Ai i ka dedikuar disa statuse në Facebook, “21 janarit”, duke theksuar mungesën e drejtësisë, dhe qarkullimin e të njëjta figurave politike, që aso kohe akuzoheshin për vrasjen e 4 qytetarëve. 

“Sot, ata lart, do bejne nje xhiro nga pllakat tuaja prej bronzi, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku ne te vertete, te vetmit deshmore, jeni ju. Sot, do ta lajne bronzin tuaj, do ta pastrojne, do ta ferkojne, dhe ne fund do vendosin karafila te kuq… Pastaj, neser do tu shkelin serish me kembe, per 365 dite me radhe, deri sa te vije 21 janari i radhes… Por te pakten, e moret vesh, se nuk u vrau “xhaxhai me çader pistolete”…“-shkruan Hoxha. 

Ndërsa më pas shton se ngjarja ishte një krim shtetëror, duke rikujtuar edhe moton e protestës: Sali! Dorëzo Bllokun! 

“Pas 10 vitesh, ministri i brendshem i 21 janarit 2011, Lulezim Basha, eshte kandidati kryesor per kryeminister. Kandidati kryesor ne pritje per kryeminister me 21 janar, ka 8 vite, qe qeveris Shqiperine dhe premton çdo 21 janar, drejtesi per 4 te vraret dhe ndeshkim per ata qe urdheruan vrasjet. Kurse njeriu(Ilir Meta) qe u shfaq me ze e me figure, faqe gjithe shqiptareve me bllok te zi ne dore, 10 vite me pas, eshte bere presidenti i Republikes, nga ai, qe i kerkonte te dorezonte “bllokun e zi”. Tashme “blloku i zi” eshte kthyer ne “kushtetuten e kuqe”, qe mbulohet me jarge puthjesh, para çdo ekrani televiziv….,”-shkruan ndër të tjera Hoxha. 

POSTIMI I PLOTË: 

Plot 10 vite pa drejtesi. Nje krim shteteror, qe mori 4 jete protestuesish te pafajshem, te cilet u vrane nga armet e Komandantit te Gardes se Republikes dhe shefit te shtabit te batalionit special… Ndersa per ekzekutimin para kamerave te Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, u dhane dy denime qesharake, per Hekuran Deden dhe Aleks Niken nuk dihen ende vrasesit. Qeveria e Sali Berishes, i vrau protestuesit me duar ne xhepa ne bulevard. Qeveris e Edi Rames, u bleu heshtjen e familjareve te viktimave, me shperblime prej disa qindra milione lekesh, por pa dhene asnjehere drejtesi. Ndersa Rama e thirri protesten me moton “Sali dorezo bllokun”, Berisha i vrau protestuesit me moton, “askush nuk ma merr dot bllokun”… Pas 10 vitesh, ministri i brendshem i 21 janarit 2011, Lulezim Basha, eshte kandidati kryesor per kryeminister. Kandidati kryesor ne pritje per kryeminister me 21 janar, ka 8 vite, qe qeveris Shqiperine dhe premton çdo 21 janar, drejtesi per 4 te vraret dhe ndeshkim per ata qe urdheruan vrasjet. Kurse njeriu(Ilir Meta) qe u shfaq me ze e me figure, faqe gjithe shqiptareve me bllok te zi ne dore, 10 vite me pas, eshte bere presidenti i Republikes, nga ai, qe i kerkonte te dorezonte “bllokun e zi”. Tashme “blloku i zi” eshte kthyer ne “kushtetuten e kuqe”, qe mbulohet me jarge puthjesh, para çdo ekrani televiziv….

Por çfarë ndodhi më 21 Janar?

Janari i 2011-s e gjeti të polarizuar skenën politike shqiptare për shkak të videos së publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetoi një videopërgjim të realizuar nga i ndjeri Dritan Prifti. Në të shfaqej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër në koalicion me qeverinë e Sali Berishës. Sipas Priftit, në videopërgjim Ilir Meta kërkonte favore për një tender ndërtimi hidrocentrali. Gjatë bashkëbisedimit, përmendet shifra 700 mijë euro. LSI e cilësoi videon si montazh dhe makinacion të Edi Ramës, aso kohë lider të opozitës. Ky i fundit ripërsëriti thirrjen për t’iu bashkuar protestës më 21 janar para Kryeministrisë duke ia lënë në dorë protestuesve gjithë zhvillimin e ngjarjeve. Tre persona, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janar 2011 artan hoxha 21 janar 2011 artan hoxha

Sondazh

Poll