Aktualitet

Mustafa Arapi në spital me Covid, si kërkoi ndihmë vajza e tij, thirrja për Ramën dhe Manastirliun (LETRA E PLOTË)

21 Janar 2021, 07:28 Nga DOSJA
Mustafa Arapi në spital me Covid, si kërkoi ndihmë vajza e tij,

TIRANË– Sot u nda nga jeta piktori i njohur Mustafa Arapi. Në moshën 70-vjeçare artisti humbi jetën për shkak të Covid, virusit prej të cilit ishte shtruar dhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pak ditë më parë. Mirëpo gjendjen e tij shëndetësore e kishte bërë të ditur vajza e tij, Dorina Arapi, e cila me anë të një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliut, kërkonte më shumë vëmendjen për të atin pasi ishte në gjendje të rëndë.

SHKRIMI I PLOTË:

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!
Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorina arapi mustafa arapi dorina arapi mustafa arapi

Sondazh

Poll