Aktualitet

Shkodra nën ujë, bashkia jep informacion mbi gjendjen e tokave: 908 hektarë ende të përmbytura, rruga për Obot mbetet e bl

21 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
Shkodra nën ujë, bashkia jep informacion mbi gjendjen e tokave: 908

SHKODËR– Bashkia e Shkodrës në njoftimin e sotëm për situatën në territorin e saj, ku një pjesë e tokave janë ende nën pushtetin e ujit, bën me dije se mëngjesin e sotëm janë nën ujë 908 hektarë tokë.

Gjithashtu, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Banorët janë furnizuar me ujë dhe ushqime nga Bashkia.

NOFTIMI:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 21.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.76 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.11 m. (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.45 m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 908 Ha

1. Tokë e pakultivuar 243 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 630 Ha

3. Grurë 35 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40cm.

2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 650 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 140 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha
Grurë 25 Ha
5. Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar shpërndarja për fshatin Muriqan, Njësia Administrative Ana Malit të : 55 pako ushqimore, 1 ton koncentratë, dhe 200 bidona ujë të pijshëm ( 8 litër).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll