Aktualitet

Si u ‘thur’ plani?! Kurthi që Policia italiane i ngriti 32-vjeçarit shqiptar, zhvaste të riun, kërkonte para eks

21 Janar 2021, 08:14 Nga DOSJA
Si u ‘thur’ plani?! Kurthi që Policia italiane i ngriti

ITALI– Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohej se i kishte zhvatur një shumë të madhe parash, një të riu. Sipas mediave në Itali, në pranga ka rënë një shqiptar me iniciale S.O., pasi ka zhvatur 19-vjeçarin nga Compagnia di Conegliano.

Ky i fundit kishte denoncuar në Polici se ishte kërcënuar për të dhënë shuma të mëdha parash, ndërsa shqiptari pretendoi se të ardhurat i merrte si fitime nga shitja e lëndëve narkotike.

Pas denoncimit efektivët organizuar një operacion dhe i ngritën kurth shqiptarit, duke shkuar bashkë me 19-vjeçarin në vendin ku ishte lënë takimi për të kryer pagesën e radhës. Pagesa nuk u bë por u vendosën prangat. 

32-vjeçari pasi arrestimit u dërgua në burg në Santa Bona, ku pritet që të njihet dhe me vendimin e gjykatës së Trevisos për masën e sigurisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali pranga shqiptarit ne itali itali pranga shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll