Aktualitet

‘Shkunden’ binjakët Marku! DETAJE nga dosja në Prokurori, ZBULOHEN shumat e transfertave për 7 vite, ‘djemtë’ ishin

21 Janar 2021, 08:36 Nga DOSJA
‘Shkunden’ binjakët Marku! DETAJE nga dosja në Prokurori,

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sekuestrimin e pasurisë prej 5 milionë eurosh të dy vëllezërve binjakë, Sokol dhe Elson Marku. Dosja.al mëson se për 7 vite, duke nisur që nga 2008 deri në 2015, të dykanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të Bashkimit Europian. Por “lëvizjet” e tyre të dyshimta nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtësia e vendeve të BE-së, pasi vëllezërit janë hetuar, dhe gjithashtu skeduar për një sërë veprash penale, përfshirë shpërndarje droge apo edhe vjedhje. Nga shumat e parave që fitonin nga aktiviteti kriminal,  bënin transferta me shtetas të huaj dhe shqiptarë, në vende si: Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca. Pasi merrnin paratë, dy djemtë i investonin duke blerë toka, apartamente, makina dhe biznese, në mënyrë që të shumëfishoheshin. 

CILAT JANË TRANSFERTAT E VËLLEZËRVE MARKU:

Sokol Marku, përgjatë 2008 deri në 2010 ka përfituar nëpërmjet transfertave 16.850 euro. Gjatë periudhës, janar 2010 deri në gusht 2015 ka përfituar 37 transferta në vlerë totale 17.850 euro nga shtetas të ndryshëm. Burimi: Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania dhe Franca.

Nisur nga muaji mars 2011 deri në mars 2015, Sokol Marku ka përfituar 30 transferta me vlerë totale 12.316 euro nga persona të ndryshëm (të huajë dhe familjarë të tij). Burimi: Italia!

Korrik 2014 deri në gusht 2015, Vëllezërit Marku kanë dërguar 1.127 euro për tre të afërmit e tij. Burimi: Italia, Belgjika, Spanja dhe Suedia.

Elsoni, nga ana tjetër, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka përfituar dy transferta, njëherë 1.633 franga zvicërane dhe një herë tjetër 48.235 franga. Burimi: Studio ligjore. 

17-18 korrik, Sokol Marku ka tërhequr nga banka 15 mijë franga zvicerane me arsyen shpenzime personale dhe 33.150 franga herën e dytë për shpenzime biznesi.

Përveç dy vëllezërve, edhe babai i tyre nga viti 2012 deri në 2014 ka përfituar 20 transferta që kapin vlerën e 52 mijë e 770 euro, vlera që janë tërhequr kesh.

Operacioni për sekuestrimin e pasurive të tyre u udhëhoq nga Prokuroria e Tiranës dhe u raportua pasditen e djeshme. Dosja.al zbardhi detaje mbi aksionin e policisë në Mirditë për arrestimin e binjakëve që u shpëtuan prangave.

LAJMI KRYESOR: Ikin 5 mln euro! Gjykata sekuestron pasurinë e dy vëllezërve Sokol e Elson Marku, zbulohet “i besuari” në Shqipëri, Policia: Po punojmë për të zbuluar asete të tjera

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll