Aktualitet

Në arrati si ‘Bonnie dhe Clyde’! Shpallet në kërkim Fjolla Morina, i hap veten telashe me ligjin

21 Janar 2021, 08:26 Nga DOSJA
Në arrati si ‘Bonnie dhe Clyde’! Shpallet në kërkim

KUKËS– Një ditë pas largimit nga banesa, ku duhet të ishte duke vuajtur masën e sigurisë “arrest me burg”, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për këngëtaren Fjolla Morina.

Kjo e fundit, nuk rezultoi të ishte në banesën e saj, gjatë kontrollit rutinë të Policisë në vendin ku duhej të vuante dënimin. Ajo është shpallur në kërkim, dhe dyshohet se është larguar nga vendi bashkë me partnerin e saj, Fisnik Syla.

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie“Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj,”-shkruhet në njoftimin e Policisë. 

Aktualisht Fjolla Morina është në gjykim e sipër për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Vetë Morina ka pranuar se kishte armë me vete, në momentin që u arrestua në muajin shtator në kufi, por është shprehur se nuk e mbante armën me qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë. Për Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, të cilët u arrestuan bashkë me Morinën është vendosur pushimi i çështjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset fjolla morina fisnik syla fjolla morina prokuroria e kukesit arratiset fjolla morina fisnik syla fjolla morina prokuroria e kukesit

Sondazh

Poll