Bota

FOTO-LAJM/ Momenti prekës, ushtari gjunjëzohet në shenjë nderimi në varrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit

20 Janar 2021, 22:06 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Momenti prekës, ushtari gjunjëzohet në shenjë

SHBA– Teksa Presidenti Joe Biden dhe Kamala Harris kanë shprehur ndërimet për në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mijëra heronj amerikan, një ushtar ka bërë gjestin prekës.

Siç shihet në një video që është publikuar në rrjetet sociale, ushtari gjunjëzohet në shenjë nderimi në varrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit.

Ai është gjunjëzuar pranë varrit të të birit të presidentit, më të madhit nga dy djemtë e tij , Beau Biden, i cili shërbeu një turne një vjeçar në Irak në 2008 si kapiten në Gardën Kombëtare të Delaëare.

Poignant moment: While Joe Biden gave his inauguration speech, a lone man in a uniform knelt at the Delaware grave of his son Beau. pic.twitter.com/QkCuJRHzTz

— Patricia Talorico (@PattyTalorico) January 20, 2021

Ai vazhdoi karrierën më tej si Prokurori i Përgjithshëm i Delaëare dhe u pa si një yll në rritje në politikën amerikane para vdekjes së tij nga kanceri i trurit në moshën 46 vjeçare në 2015. Si fëmijë, Beau i mbijetoi një aksidenti me makinë gjatë të cilit humbën jetën nëna e tij Neilia dhe motra e tij e vogël Naomi në 1972. Kur Biden u bashkua për herë të parë në Senat në 1973, ai bëri betimin e tij për zyrën pranë shtratit të spitalit të djalit të tij.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...