Bota

Letra që Trump i la Biden, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: Ka rreth 45 fjalë brenda

20 Janar 2021, 19:11 Nga DOSJA
Letra që Trump i la Biden, zëdhënësi i Shtëpisë

SHBA- Donald Trump ka ndjekur traditën dhe i ka lënë një letër pasardhësit të tij. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere për USA Today. Ai tha se ende Shtëpia e Bardhë ende nuk mund të bëjë publike përmbajtjen e letrës por ka thënë se është një letër midis 45 dhe 46 fjalëve.

Është një letër midis 45 dhe 46 fjalëve″, tha Deere.

Gjithashtu nënpresidenti Mike Pence la gjithashtu një shënim për pasardhësin e tij, Kamala Harris.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I,.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump letra e trump donald trump letra e trump

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...