Bota

Angela Merkel uron Joe Biden: Pres një kapitull i ri në miqësinë dhe bashkëpunimin gjermano-amerikan

20 Janar 2021, 21:08 Nga DOSJA
Angela Merkel uron Joe Biden: Pres një kapitull i ri në

GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar Joe Biden pas betimit si president i 46-të i SHBA-së .

Sipas zëdhënësi të saj Steffen Seibert, kancelarja ka thënë se pret me padurim, një “kapitull të ri” në marrëdhëniet gjermano-amerikane.

Unë pres që të hapet një kapitull i ri në miqësinë dhe bashkëpunimin gjermano-amerikan. Urimet më të ngrohta për Joe Biden dhe Kamala Harris, inaugurimi i sotëm ishte një festë e vërtetë e demokracisë amerikane,” shtoi Merkel në një reagim të postuar nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, shkruan Barrons.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel inagurimi i biden angela merkel inagurimi i biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...