Bota

Me paradë dhe mbështetësit nga pas, Biden drejtohet për në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Jill  

20 Janar 2021, 20:53 Nga DOSJA
Me paradë dhe mbështetësit nga pas, Biden drejtohet për

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga përurimi si President i Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden dhe gruaja e tij Jill u drejtuan gjatë gjithë rrugës për në adresën e tyre të re në Washington.

Biden doli nga makina e tij dhe eci disa hapa për në Shtëpinë e Bardhë. Mirror shkruan se Biden i ka thënë gazetarit Al Roker se ai po ndihet mirë.

 ‘Unë jam duke u ndier mirë,” tha ai.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden joe biden inagurimi i biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...