Bota

Fotot që lanë pikëpyetje/Veshja e senatorit Bernie Sanders dhe qëndrimi përgjumësh i Bill Clinton 

20 Janar 2021, 21:28 Nga DOSJA
Fotot që lanë pikëpyetje/Veshja e senatorit Bernie Sanders dhe

Inagurimi i Joe Biden si President ditën e sotme la shumë mbresa. Por teksa të gjithë ishin të fokusuar në fjalimin e Biden, disa media kanë kapur edhe momente të papërshtatshme të të pranishmëve. Një nga ato foto është edhe e ish-rivalit të Biden, senatorit Bernie Sanders. Ai ditën e sotme në Capitol për inagurimin e Biden kishte një veshje “të papërshtatshme”. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafë ku të cilën e ka veshur shumë herë të tjera dhe një palë dorashka të mëdha dhe nga disa foto që janë kapur ai duket se po merr një sy gjumë.

Një tjetër personazh i kapur keq nga mediat është edhe ish-Presidenti Bill Clinton. I ulur në karrige dhe Biden po mbante fjalimin e tij si Presidenti i 46-të i SHBA-ve, ai duket sikur po merr një sy gjumë gjithashtu.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bernie sanders bill clinton inagurimi i biden bernie sanders bill clinton inagurimi i biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...