Bota

Puna e parë së bashku/ Joe Biden dhe Kamela Harris vizitojnë Varret e Ushtarit të Panjohur (FOTO)

20 Janar 2021, 21:46 Nga DOSJA
Puna e parë së bashku/ Joe Biden dhe Kamela Harris vizitojnë

SHBA- Presidenti Joe Biden dhe nënpresidenja Kamela Harris kanë zhvilluar një ceremoni në varret e Ushtarit të Panjohur. Lajmin e ka bërë me dije Dailymail, ku shkruan se ata kanë vendosur kurora me lule në varret e Ushtarit të Panjohur për të nderuar të rënët në luftë.

Pas Biden dhe Harris në varrezat Kombëtare në Arlington ishin edhe ish-Presidentët Barack Obama i shoqëruar nga gruaja e tij Michelle dhe Bill Clinton i shoqëruar nga Hillary. Në këtë nderim figura e vetme që mungonte ishte e Donald Trump, i cili u largua nga Washingtoni në mëngjës të ditës së sotme.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden kamela harris joe biden kamela harris

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...