Bota

Vjosa Osmani uron Joe Biden: Në krye të SHBA-së sot është miku i Kosovës, amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur 

20 Janar 2021, 20:28 Nga DOSJA
Vjosa Osmani uron Joe Biden: Në krye të SHBA-së sot

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke thënë se në krye të shtetit amerikan është vendosur miku i Kosovës.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, tha Osmani.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden vjosa osmani inagurimi i biden vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...