Bota

Biden merr detyrën/ Papa Françesku: I lutem Zotit të drejtojë përpjekjet tuaja që të nxisin mirëkuptimin dhe paqen

20 Janar 2021, 22:03 Nga DOSJA
Biden merr detyrën/ Papa Françesku: I lutem Zotit të

VATIKAN- Papa Françesku ka uruar Presidentin Joe Biden për detyrën e re që ka marrë. ABS SNB ka bërë me dije se Papa ka thënë se nën udhëheqjen e Biden, populli amerikan do të marrë vlera të larta politike, fetare dhe etike. Më tej ai ka thënë se do t’i lutet Zotit që të drejtojë përpjekjet e Biden në mënyrë që të nxisin mirëkuptimin dhe paqen brenda SHBA-së dhe Kombeve të tjera të botës.

“Nën udhëheqjen tuaj, populli amerikan mund të vazhdojë të marrë forcë nga vlerat e larta politike, etike dhe fetare që kanë frymëzuar kombin që nga themelimi i tij. Po kështu, unë i lutem Zotit, burimit të të gjithë mençurisë dhe së vërtetës, të drejtojë përpjekjet tuaja për të nxitur mirëkuptimin, pajtimin dhe paqen brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis kombeve të botës në mënyrë që të përparojnë të mirën e përgjithshme universale,” tha ai.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i biden papa françesku inagurimi i biden papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...