Bota

Parlamenti grek voton me shumicë dërrmuese projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

20 Janar 2021, 20:55 Nga DOSJA
Parlamenti grek voton me shumicë dërrmuese projekt-ligjin, Greqia

GREQI- Parlamenti grek ka votuar me shumicë votash zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

Mediat greke, bëjnë me dije se vota e 284 deputetëve mbi projekt-ligjin ka dhënë dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera.

Ndërkohë disa orë më parë e kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një fjalimi që ka mbajtur ka mbrojtur projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe Mesdheun Qendror. Mitsotakis nga salla e Parlamentit gjatë debatit tha se kanë dyfishuar ujërat territoriale dhe theksoi se tashmë janë “zotër” të Jonit, pasi dominojnë.

“Në fillim të 2021 ne ndërmarrim një hap të madh pas vendimit për zgjerimin me 12 milje, është dominimi i detit Jon. Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Ajo u parapri nga hapi i parë për gjiret e mbyllura dhe përcaktimi i EEZ. Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim,” tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota parlamenti grek voton zgjerimin e detit territorial parlamenti grek voton zgjerimin e detit territorial

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 20:07

SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...