Aktualitet

Vdesin në spital nga Covid-19/ Dhjetra denoncime për zhdukjen e sendeve me vlerë të viktimave, çfarë iu merren në spitale

20 Janar 2021, 18:55 Nga DOSJA
Vdesin në spital nga Covid-19/ Dhjetra denoncime për zhdukjen e

TIRANË- Përveç humbjes të të dashurve të tyre për shkak të koronavirusit, disa prej familjarëve të viktimave u duhet që të enden edhe dyerve të autoriteteve përsa i përket humbjes së sendeve të tyre personale. Fax news përmes burimeve ka mësuar se prej muajit tetor e deri më sot, policia ka referuar në porkurori dhjetëra kallëzime të familjarëve të viktimave, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Denoncimet në 6 komisariatet e policisë së kryeqytetit janë depozituar për sende personale në spitalet ku janë trajtuar pacientët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se familjarët e viktimave kërkojnë ndihmën e autoriteteve që të gjendet sendet e humbura.

Shumica prej kallëzime kanë të bëjnë me humbje telefonash, ku pacientët pasi kanë ndërruar jetë, nuk i janë kthyer telefonat. Sipas burimeve në shumicën prej kallëzimeve familjarët deklarojnë se në telefonat e humbur ka shumë kujtime që ata kanë me të afërmin e tyre.

Gjithashtu nuk mungojnë as rastet kur pacientët i kanë humbur protofolët, ku kanë pasur brenda shuma të konsiderueshme parash. Ndërkohë së fundmi në emisione investigatime janë denoncuar disa raste abuzive, ku rasti më i rëndë është edhe ai sanitares Tire Aldërvishi, e cila për përkujdesjen e një pacienteve gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka marrë vajzës së saj 8 milion lekë të vjetra.

Marre nga: Faxweb

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll