Aktualitet

Aksident në Tiranë-Elbasan, BMW-ja përplaset me bordurën anësore dhe shkatërron parakolpin, dhjetëra mjete bllokohen në

20 Janar 2021, 16:32 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë-Elbasan, BMW-ja përplaset me bordurën

ELBASAN– Një automjet i llojit “BMW”, është aksidentuar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke bllokuar të gjithë rrugën. Mjeti është përplasur me bordurën e anësore të rrugës duke u dëmtuar tërësisht në pjesën e përparme të saj, por fatmirësisht nuk ka pasur të lëdnuar në njerëz.

Videoja e publikuar nga Faxweb tregon se kjo rrugë është bllokuar dhe ka një rresht prej dhjetëra mjetesh. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor bashkë me efektivët e policisë për të ndihmuar në qarkullimin e rrugës dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mësohet se shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte BMW-ja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane-elbasan aksident ne tirane-elbasan

Sondazh

Poll