Aktualitet

‘Shkunden’ binjakët Marku! Prokuroria kërkon sekuestrimin e 5 mln eurove pasuri, 18 mjete, 10 apartamente e vila e dy bizn

20 Janar 2021, 17:43 Nga DOSJA
‘Shkunden’ binjakët Marku! Prokuroria kërkon sekuestrimin

TIRANË– Prokuroria ka kërkuesar sekuestrimin e pesë milionë eurove pasuri, në pronësi të dy vëllezërve binjakë, Sokol dhe Elson Marku. Dosja.al ka mësuar se operacioni ka nisur prej ditësh, teksa uniformat blu kanë ushtruar kontrolle masive në Mirditë, vend ku kishin lindur dy vëllezërit.

Por sot, është zyrtarizuar aksioni i udhëhequr nga Prokuroria e Tiranës e cila kërkon të sekuestrojë plot 18 mjete të llojeve nga më të ndryshmet, 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë këtu vila e apartamente si dhe dy biznese (lokale) të dy vëllezërve Marku. Mes aseteve të sekuestruara janë ‘bishat’ luksoze të llojit Chrysler, BMW, Ford, Porsche që i përkasin Elson Markut, ndërsa Sokol Markut, i janë sekuestruar një mjet i llojit Audi dhe tre BMW.

Pasuria e majme dyshohet se është ngritur nga para të përfituara nga aktivitet kriminale të dy vëllezërve Marku. Sokol dhe Elson Marku rezultojnë persona me precedent penalë, të përfshirë në trafik droge në Itali e Spanjë si dhe të hetuar për pastrim parash.

Binjakët dyshohet se jepnin gjithashtu edhe para me fajde. Sipas prokurorisë, dy personat, të cilëve u kanë dhënë para vazhdimisht janë me inicialet: V.Sh. dhe E.G..

Vëllezërit Marku akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Sokol Marku, rezulton i dënuar me pesë vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë 32-vjeçari është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”.

Sokol Marku ka treguar edhe rebelizëm nga forcave blu. Ai rezulton i dënuar edhe me 1 muaj burg nga Gjykata e Apelit Tirane, për veprën penale “Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik”.

Pasuritë e vëna nën sekuestro:

Në Tiranë emer te shtetasit Sokol Marku dhe familjareve te tij figurojne pasurite e rregjistruara si me poshte:

Një sipërfaqe trualli 3600 m2 dhe ndërtim 260 m2 për kat me emrin ‘How Higt’ dhe emër tregtar ‘Viteli Bar’.

Biznesi ‘bar kafe’ në rrugën ‘Shaqir Hoshafi’ me një sipërfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150 . Objekt trekatesh në Rrugen e Dibrës ne proces legalizimi me sip 160 m2 për kat dhe papafingo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 5 mln euro pasuri sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku sekuestrohen 5 mln euro pasuri sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll