Aktualitet

Vdekja e Majorit shqiptar në Afganistan, ministri Niko Peleshi: Ngjarje e dhimbshme për të gjithë

20 Janar 2021, 16:01 Nga DOSJA
Vdekja e Majorit shqiptar në Afganistan, ministri Niko Peleshi: Ngjarje e

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Majorit Xhevahir Iljazi, ngjarje e ndodhur në Afganistan.

Në një reagim zyrtar, Peleshi shkruan se u shpreh ngushëllimet kolegëve të Iljazit e familjarëve të tij, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me shkakun e vdekjes së shqiptarit.

“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër ne mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë,”- shkruan Peleshi.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka ndodhur në 22:40, me orën lokale në Afganistan por nuk japin detaje lidhur me shkakun.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xhevahir iljazi xhevahir iljazi niko peleshi vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xhevahir iljazi xhevahir iljazi

Sondazh

Poll