Aktualitet

‘Perandori luksi’ bashkë me të vëllanë binjak, kush është Sokol Marku nga Mirdita që iu sekuestruan 5 mln euro pasuri

20 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA
‘Perandori luksi’ bashkë me të vëllanë binjak,

TIRANË– Sokol Marku dhe E. Marku janë dy binjakët nga Mirdita që kanë rënë sot në ‘rrjetën’ e Prokurorisë.

Dosja.al ka mësuar se Sokol Marku është një person me precedent penalë pasi ka qenë i dënuar për trafik droge në Spanjë.

Ai është hetuar gjithashtu edhe për pastrim parash. Binjakëve Marku u janë sekuestruar 18 mjete të llojeve nga më të ndryshmet,  10 pasuri të paluajtshme, përfshirë këtu vila e apartamente si dhe dy biznese (lokale).

Të gjitha këto asete vlerësohen me 5 milion euro në total dhe dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktivitet kriminale në të cilat janë përfshirë të dy vëllezërit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 5 mln euro pasuri sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku sekuestrohen 5 mln euro pasuri sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll