Aktualitet

Jepnin para me fajde, 5 milionë eurot e sekuestruara u përkasin vëllezërve binjakë nga Mirdita, zbardhen BISHAT mes aseteve

20 Janar 2021, 18:10 Nga DOSJA
Jepnin para me fajde, 5 milionë eurot e sekuestruara u përkasin

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje për dy personat të cilët zotëronin asetet me vlerën e 5 milionë eurove, për të cilat Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro pasditen e sotme.

Mësohet se pasuria e majme u përket dy vëllezërve binjakë nga Mirdita me inicialet S.M dhe E.M të cilët dyshohet se pastronin paratë e drogës në Spanjë.

Ata gjithashtu akuzohen se jepnin para me fajde e sipas prokurorisë, dy personat, të cilëve u kanë dhënë para vazhdimisht janë me inicialet: V.Sh. dhe E.G..

Mes aseteve të sekuestruara janë ‘bishat’ luksoze të llojit Chrysler, BMW, Ford, Porsche që i përkasin personit me inicialet E.M.., ndërsa S.M-së, i janë sekuestruar një mjet i llojit Audi dhe tre BMW.

Operacioni është udhëhequr nga prokuroria e Tiranës, dhe u raportua pasditen e sotme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 5 mln euro pasuri sekuestrohen 5 mln euro pasuri

Sondazh

Poll