Aktualitet

Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në ‘shtëpinë e arrestit’ në Kukës, momenti kur ‘zbarkojnë’ uniformat b

20 Janar 2021, 15:57 Nga DOSJA
Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në ‘shtëpinë e

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur. Dosja.al ka mësuar se Policia e Kukësit ka shkuar në shtëpinë ku Morina ishte ‘izoluar’ nga Gjykata dhe nuk e kanë gjetur aty.

Pamjet e publikuara nga Report TV tregojnë mjetin e policisë që ka ndaluar në hyrje të shtëpisë që kishte marrë këngëtarja me qira. Por vetë Fjolla Morina nuk është gjetur brenda saj. Uniformat blu i kanë rënë derës për minuta me radhë, por askush nuk u është përgjigjur dhe kanë mbetur pas saj.

Nuk dihet nëse Morina është larguar në mënyrë ilegale drejt Kosovës, apo është fshehur në ndonjë vend tjetër brenda Shqipërisë. 

Aktualisht Fjolla Morina është në gjykim e sipër për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Vetë Morina ka pranuar se kishte armë me vete, në momentin që u arrestua në  muajin shtator në kufi, por është shprehur se nuk e mbante armën me qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.  Për Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, të cilët u arrestuan bashkë me Morinën është vendosur pushimi i çështjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset fjolla morina fjolla morina arratiset fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll