Aktualitet

Dorëzohet kërkesa në Prokurori, Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21-Janarin: Të pyeten të afërm të v

20 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
Dorëzohet kërkesa në Prokurori, Policia e Tiranës

TIRANË– Policia e Tiranës ka kërkuar rihetimin e çështjes së 21-janarit. Vetëm një ditë para 10-vjetorit të vrasjes së katër personave dhe plagosjes së gjashtë të tjerëve në mes të Tiranës, Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori letër kërkesën për riinspektim hetimor.

Lajmi bëhet i ditur nga Top-Channel, i cili thekson se kërkohet riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes,  Erald Boshas,  Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Kërkohet të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Në shkresën e dorëzuar, përcaktohet qartë se kërkohet të pyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar, të afërm të viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Faik Myrtaj si dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Policia kërkon të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek  Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janar 2011 policia e tiranes policia kerkon rihetim per 21 janarin 21 janar 2011 policia e tiranes policia kerkon rihetim per 21 janarin

Sondazh

Poll