Aktualitet

Akuzohet se rrëmbeu një 26-vjeçare, arrestohet Sokol Lepuri në Suharekë

20 Janar 2021, 12:08 Nga DOSJA
Akuzohet se rrëmbeu një 26-vjeçare, arrestohet Sokol Lepuri

KOSOVË- Është arrestuar Sokol Lepuri në Suharekë, psi ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar duke qenë se akuzohet se rrëmbeu një 26-vjeçare. Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë i mundur falë,bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Fast Albania. Blutë bëjnë me dije se akuzohet për veprat veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Mësohet se për të grabitur 26-vjeçaren, Lepuri ka bashkëpunuar me dy shtetas të tjerë, ku më pas vajzën në fjalë e kanë çuar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Ndërkoh, është bërë  e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas.

NJOFTIMI:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe Fast Kosova është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit. Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel. Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sokol lepuri arrestohet sokol lepuri

Sondazh

Poll