Sport

Apolonia në pritje të “Moxhit”, për drejtor teknik

20 Janar 2021, 08:35 Nga DOSJA
Apolonia në pritje të “Moxhit”, për drejtor teknik

FIER – Apolonia e Superiores po bëhet gjithnjë e më tepër italiane. Pas trajnerit dhe ndihmësave, tashmë skuadra fierake do të marrë edhe një drejtor teknik italian. Bëhet fjalë për Daniele Deli Karri, i cili në të njëjtën detyrë më parë ka qenë edhe te Peaskara dhe Katania.

Deli Karri më tepër është i njohur si ish-futbollist, teksa në karrierën e tij ka luajtur si mbrojtës me ekipe në kampionatin italian, si: Foxha, Peskara, Fiorentina, Siena, Torino, Piaçenca, Xhenoa etj., si dhe me kombëtaret U-21 dhe U-23 të Italisë.

Megjithatë emri i tij në të shkuarën në Itali lidhet edhe me njollën e zezë të basteve. Prej vitit 2015, Deli Karri nuk ka qenë në aktivitet sportiv në asnjë funksion dhe atë vit,
2015-ën, ndaj tij ka pasur edhe një proces gjyqësor, si i përfshirë në skandalin e basteve në futbollin italian.

Ndaj Deli Karrit, asokohe, është vendosur masa e arrestit shtëpiak në banesën e tij në “Francarilla al Mare”, sipas urdhrit të prokurorit të Katanias, në lidhje me hetimin për bastet e futbollit nga drejtësia e Etna-s në Itali.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...