Sport

Zyrtare: Rubin Hebaj vishet kuqezi, firmos për 2.5 vite për tetovarët

19 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA

TETOVE – Ashtu siç ishte paralajmëruar, sulmuesi 22-vjeçar Rubin Hebaj, zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Pas largimit nga Teuta, shkodrani dje ishte në Tetovë, ku pasi kreu testet mjekësore firmosi një kontratë 2.5 vite me skuadrën kuqezi të Ernest Gjokës, që kryson kampionatin në Prva Ligan e Maqedonisë së Veriut. Pas këtyre procedurave burokratike, ka ardhur edhe njoftimi i klubit tetovar, në të cilin thuhet:

“ KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebajn. Palët kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite. I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë (2017) në Slloveni te NK Domzale.

Në sezonin 2018/2019 sllovenët e huazuan te Partizani i Tiranës ku me 4 gola ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e kampionit në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalim nga Domzale te Vorskla në Premier Ligën e Ukrainës. Në janar të vitit të kaluar Teuta e Durrësit e ktheu në Shqipëri ku fitoi Kupën dhe Super Kupën, ndërsa vjen në Tetovë si përforcim për sulmin kuqezi. Shkodrani ka luajtur rregullisht me kombëtaret (U17, U19 dhe U21) e moshave të Shqipërisë

Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe të gjithë në klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqezi,”– thuhet në njoftimin e klubit të Shkëndijës së Tetovës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rubin hebaj shkendija sulmuesi i teutes sulmuesi shkodran rubin hebaj shkendija sulmuesi i teutes sulmuesi shkodran

Sondazh

Poll