Sport

FOTO/ Tifozët e Fenerbahces të çmendur për Ozil, fluturimi nga Londra në Stamboll më i ndjekur nga “Flightradar”

19 Janar 2021, 20:53 Nga DOSJA
FOTO/ Tifozët e Fenerbahces të çmendur për Ozil, fluturimi

TURQI-Mesut Ozil largohet pas shtatë sezonesh e gjysmë nga Arsenali, për t’iu bashkuar Fenerbahces në Turqi. Futbollisti me origjinë turke, që në rang përfaqësuesesh ka luajtur për Gjermaninë, nuk ishte aktivizuar në asnjë takim në këtë sezon me “Topçinjtë”, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Arteta. Pavarësisht kësaj, një numër gazetarësh dhe tifozësh që iu shmangën masave të karantinës u bashkuan për t’i dhënë ish-yllit të Real Madrid dhe Arsenal një pritje të ngrohtë.

Pandemia COVID-19 mund të ketë parandaluar një numër shumë më të madh njerëzish që të vizitojnë aeroportin për të përshëndetur blerjen më të re të Fenerbahces, por një mani e re mund të ketë filluar.Fluturimi i Ozil nga Londra për në Stamboll ishte fluturimi më i ndjekur i të gjitha kohërave.

Sipas Flightradar, deri në 312,676 njerëz panë statusin e fluturimit në një moment gjatë udhëtimit të tij 2,501 kilometra nga Londra në Stamboll. Klubi dhe lojtari tashmë kanë konfirmuar marrëveshjeN, ndërsa Ozil ka arritur në klubin turk.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fenerbahce mesut ozil fenerbahce mesut ozil

Sondazh

Poll