Sport

“I kam dhënë më shumë shpulla se babai”, Gattuso kërkon ti japë edhe një tjetër mikut të tij Andrea Pirlos në Supe

19 Janar 2021, 21:15 Nga DOSJA
“I kam dhënë më shumë shpulla se babai”, Gattuso

ITALI– Napoli dhe Juventus do të diskutojnë ditën e mërkurë trofeun e parë për vitin 2021, bëhet fjalë për Superkupën e Italisë. Askush nuk kërkon të dalë i mundur, sidomos kur bëhet fjalë për një trofe. Nuk është sfida Juventus-Napoli, por edhe Gattuso-Pirlo, dy shokë të mirë që prej vitesh kanë qënë pjesë e skuadrës së Milanit si futbollistë, ndërsa në këtë 90 minutësh do të jenë kundërshtarë. Në konferencën për shtyp, trajneri Gennaro Gattuso nuk nguron të bëjë humor, duke u shprehur se i ka dhënë më tepër shpulla në jetë se sa babai i tij.

PIRLO– Ne filluam të luanim së bashku herët. Ne fituam gjithçka që kishim për të fituar. Ai ishte i rëndësishëm për karrierën time, por edhe unë e ndihmova atë. Ekziston një miqësi e shkëlqyeshme mes nesh. Ndamë shumë brenda dhe jashtë fushës. Nesër do të jetë një ndeshje futbolli dhe shpresoj t’i jap ca keqardhje. Fitoftë më i miri, por ai do të mbetet gjithmonë një mik. Unë mendoj se ai ka marrë më shumë shuplaka nga unë sesa nga babai i tij në jetë.

JUVENTUS-Përballja me Juven gjithmonë krijon disavantazhe për ju. Ata kanë lojtarë që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, me mentalitet të shkëlqyeshëm. Nëse mendojmë se do të jetë një shëtitje në park sepse vuajtën me Interin, atëherë ne nuk jemi atje. Duhet ti respektojmë ata dhe nëse i bëjmë gjërat për mirë do të kemi shanset tona.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gattuso juventus napoli pirlo gattuso juventus napoli pirlo

Sondazh

Poll