Sport

Milionat e Chelsea-t nuk mjaftojnë për të mposhtur Leicester, “dhelprat” po bëjnë surprizën në Premier League

19 Janar 2021, 22:39 Nga DOSJA
Milionat e Chelsea-t nuk mjaftojnë për të mposhtur Leicester,

ANGLI-Leicester mund të përsërisë sezonin 2015-2016 kur në atë vit “dhelprat” fitonin Premier League nën drejtimin e Claudio Ranierit. Këtë herë “viktimë” ishte Chelsea i milionave të Roman Abramovich të cilët u mundën me shifrat 2-0.

Skuadra e Frank Lampard praktikisht u dorëzua që në pjesën e parë në këtë transfertë, duke pësuar dy gola, të parin që në minutën e 6-të më autor Ndidi dhe të dytin në 4 minuta para përfundimit të fraksionit hapës, i realizuar nga Maddison.

Edhe pse pati pjesën e dytë në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, skuadra e Lampardit nuk ia doli të shënonte qoftë një gol, madje në fundin e sfidës rrjeta e Ëerner u anula për pozicion jashtë loje. Aktualisht Leicester ndodhet përkohësisht në vendin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea leicester chelsea leicester

Sondazh

Poll