Sport

Zyrtare: “Gjahtari” largohet nga Ajaksi, Huntelar kthehet te Shalke 04

19 Janar 2021, 19:13 Nga DOSJA

HOLANDE – Sulmuesi i njohur holandez Klas-Jan Huntelaar kthehet në Gelsenkirshen të Gjermanisë. Tre vjet e gjysmë pas transferimit te Ajaksi, i cilësuari nga media dhe tifozët si “Gjuetari”, kthehet të veshë fanellën e Shalke 04.

Sulmuesi holandez, “ish” i Milanit dhe Real Madrid, ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit aktual dhe ka përzgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 21. Të gjitha palët e përfshira në këtë transaksion, ranë dakord të mos zbulojnë detajet e transferimit.

Sulmuesi 37-vjeçar Klas-Jan Huntelar, nga viti 2010 deri më 2017 ka luajtur në radhët e Shalke 04, ku ka zhvilluar 175 takime dhe shënuar 82 gola, duke e konsideruar skuadrën gjermane, si një shtëpi të dytë, pas Ajaksit, me të cilën ka luajtur 177 ndeshje dhe realizuar 121 gola.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajaksi klas huntelar shalke 04 sulmuesi holandez ajaksi klas huntelar shalke 04 sulmuesi holandez

Sondazh

Poll