Sport

Vjen dënimi: Kartoni i parë i kuq për Mesin në 754 ndeshje, Barcelona apelon vendimin…

19 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA
Vjen dënimi: Kartoni i parë i kuq për Mesin në 754 ndeshje,

SPANJE – Në minutat shtesë të finales për Superkupën e Spanjës, midis Barcelonës dhe Atlektik Bilbao, saktësisht në minutën 120’+1, kapiteni Lionel Mesi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak se goditi me shuplakë pas koke kundërshtarin bask Asier Villavibre.

Në mbledhjen e tij të radhës, Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit, pasi ka analizuar gjestin, ka marrë vendimin për dënimin e yllit argjentinas të Barcelonës me dy ndeshje. Kështu, Mesi do të humbasë ndeshjen për Kupën e Mbretit kundër Kornelias dhe atë ndaj Elshes në kampionat.

Mirëpo klubi “blaugrana” nuk është dakord me këtë vendim të Komisionit të Disiplinës, ku gjyqtari Gil Manzano e ka vlerësuar veprimin e “Pleshtit”, si agresion ndaj kundërshtarit. Ndaj ai ka vendosur ta apelojë këtë vendim. Ky ishte kartoni i pare i kuq i Mesit te Barcelona në 754 ndeshje të luajtura me fanellën “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona denohet mesi kartoni i pare i mesit lionel mesi barcelona denohet mesi kartoni i pare i mesit lionel mesi

Sondazh

Poll