Sport

19 Janar 2021, 23:02 Nga DOSJA

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën me Spezian, duke pësuar dy herë brenda çerek ore lojë. Takimin e zhbllokoi Galabinov nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Cristantes, ndërsa në të 15-tën dyfishoi Saponara, i shërbyer në këtë rast nga autori i golit të parë.

Në fundin e pjesës së parë, Pellegrini i Romës shkurtoi diferencën me 11-mëtërsh, për të ardhur më pas tek minuta e 73-të, kur Mkhitaryan barazoi 2-2. Gjithsesi, brenda kohës së rregullt dhe në gjashtë minutat shtesë rezultati nuk ndryshoi, kështu që për të përcaktuar fituesin do të luheshin edhe dy pjesë nga 15 minuta.

Sapo nisi 15-minutëshi i parë shtesë, Mancini u tregua i pakujdesshëm në ndërhyrje, duke marrë kartonin e dytë të verdhë e pak çaste më vonë edhe portieri Lopez gaboi rëndë në dalje, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Spezia mundi të shënonte golin e tretë me Verden në minutën e 107-të, ndërsa në të 19-tën Saponora sigloi të katërtin me një parabël.

Në këtë takim pati një derbi mes mbrojtësve kuqezi Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli, të dy titullarë, por në fund, kuptohet, festa ishte për futbollistin e Spezias, që në çerekfinale do të përballet me Napolin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport roma spezia roma spezia

Sondazh

Poll