Sport

Martini: “Të mos e shohim renditjen, Kastrioti është një kundërshtar i fortë”

19 Janar 2021, 18:42 Nga DOSJA
Martini: “Të mos e shohim renditjen, Kastrioti është

DURRES – Në konferencën për shtyp në prag të transfertës me Kastriotin nesër në Kamëz, trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini, ka vlerësuar kundërshtarin, duke e pranuar se skuadrën e tij e pret një sfidë shumë e vështirë.

Takimi ndaj Kastriotit? “Ndeshjet që kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Në 99% të rasteve kemi qenë superiorë karshi çdo kundërshtari, por nuk kemi marrë pikët. Ato bëjnë diferencën dhe ato kanë rëndësi për ne. Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë. Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë. Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grinte. Pra është një ndeshje shumë e vështirë.”

Vllaznia e shkëputur? “Jam i fokusuar tek ekipi im. E rëndësishme është që të shohim rezultatet e ndeshjeve tona, sfida pas sfide dhe të mos e shohim shumë tabelën. Do të bënim gabim nëse ndodh kjo. Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg.”

Afrimi i Ferreiras? “Them se jemi kompletuar në të majtë, Xhekson është një lojtar i mirë, që ka dhënë prova. Kemi pyetur shumë para se ta merrnim. Shpresoj të jetë një përforcim i mirë. Konkurrenca i bën mirë çdo lojtari, kjo vlen edhe për Kouros. E kam thënë se Teuta është si një familje, ku planet individuale janë në plan të dytë.”

Merkatoja e përfunduar? “Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe tri ndeshje apo katër. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini teuta trajneri shkodran i durrsakeve edi martini teuta trajneri shkodran i durrsakeve

Sondazh

Poll