Sport

Zyrtare: Blerje me shumicë te Bylis, presidenti Kapllanaj prezanton 5 futbollistë

19 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA

BALLSH – Klubi mallakastriot i Bylist na ka befasuar me blerjet e tij këto vitet e fundit. Janë disa futbollistët ballshiotë, të cilët kanë bërë një paraqitje të pëlqyeshme në futbollin shqiptar, madje në ndonjë rast edhe janë bërë “mollë sherri” midis klubeve të Superiores.

Presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, pasi ka shitur kapitenin Murataj te të kuqtë e Partizanit, sot ka zyrtarizuar plot pesë futbollistë, të cilët do t’i bashkohen skuadrës së trajnerit Dovedan, për vazhdimin e kampionatit dhe larguar zonës së mbijetesës.

Ata janë mbrojtësi i qendrës Lionel Samba, anësori i majtë Lorran, mesfushori Kreshnik Nebihu dhe dy sulmuesit Nemanja Kojiç dhe Renato Spahiu, të cilët janë zyrtarisht futbollistët më të rinj janë të skuadrës ballshiote të Bylisit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis presidenti kapllanaj skuadra ballshiote bylis presidenti kapllanaj skuadra ballshiote

Sondazh

Poll