Politike

Sa kushtoi vaksina e Pfizer? “Hapet” Rama: Paratë s’mbulohen nga sekreti, mund t’i shikoni

19 Janar 2021, 11:02 Nga DOSJA
Sa kushtoi vaksina e Pfizer? “Hapet” Rama: Paratë

TIRANË– I vetmi detaje që mund të bëhet publik nga marrëveshja me Pfizer për vaksinat anti-COVID është çmimi. Këtë ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, teksa ka siguruar që Shqipëria ka fondin për të vaksinuar të gjithë popullsinë. Edhe pse Rama sërish nuk e ka dhënë çmimin, sipas “Observer”, një dozë e kompanisë Pfizer kushton 20 euro.

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Thoni që marrëveshja është sekrete, po deklaruat se çmimi është fiks, pse nuk publikohet? Përse qeveria nuk ka deklaruar një buxhet për të gjitha vaksinat?

Edi Rama: Është e drejat juaj të dyshoni por shikoni praktikat e të gjithëve. Sekreti që mbulon kontratën e Pfizer lidhet me modalitetet e kontrateve. Paratë nuk mbulohen nga sekreti, kështu që mund t’i shikoni që s’duhet ta ushqeni popullin me konspiracioni idioteske. Pfizer ka kontratë me të gjithë vendet, dhe asnjë kontratë nuk është publike, unë këtë gjë nuk e dija dhe thashë që në Kuvend do ta bëjmë publike, aty ma thanë. Kaq e thjeshtë është. Pse merreni me çudira? Nëse gjeni një vend që e ka bërë publike, ne do jemi vendi i dytë. Për çfarë e ushqeni miletin me marrëzi. Sa i përket shumës, kemi kapacitetin, kemi gjithë shumën e nevojshme. Me llogarinë që ne do të na duhej vaksina më ë shtrenjtë që është Pfizer, kemi paratë për të paguar. S’ka nevojë për të filozofuar.

LAJMI KRYESOR: Marrëveshja me Pfizer/ Rama: Më gjeni një shtet që ka publikuar kontratën dhe ne do të jemi vendi i dytë! Vendimi i BE, i gabuar! S’jam servil si opozita, fola për njerëzit e mi

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll