Sport

Ka luajtur me përfaqësuesen finlandeze, sulmuesi i Tiranës Tim Väyrynen “ngre stekën”, bëhet më i paguari te bardhebl

19 Janar 2021, 10:41 Nga DOSJA
Ka luajtur me përfaqësuesen finlandeze, sulmuesi i Tiranës Tim

TIRANË-Tim Väyrynen është futbollisti më i ri i Tiranës,me të cilët ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë. Sipas asaj që bënë të ditur bardheblutë, sulmuesi i kombëtares finlandeze, ka firmosur kontratën me kryeqytetasit, duke bërë edhe prezantimin pikërisht para derbit.Tim Väyryne, 27-vjeçari, e ka ndërtuar karrierën mes Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës, duke veshur fanellat e Helsinkit, Viktoria Koln, Dinamo Dresden, Hansa Rostok, si dhe Rode.

Bashkë me Seferin finalandezi duket se e kompleton në mënyrën më të mirë të mundshme sulmin e Tiranës, që megjithatë për momentin është e përqëendruar vetëm tek derbi. Tirana ka bërë shpenzime të rëndësishme, teksa mësohet se lojtari do të ketë një pagë neto rreth 11 mijë euro në muaj, e cila me bonuse të rëndësishme apo për një ecuri fantastike me gola, mund të shkojë mesatarisht edhe në 15 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, krahas kontratës prej 18 muajsh të firmosur me sulmuesin, klubi ka ruajtur të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tim väyryne tirana tim väyryne tirana

Sondazh

Poll