Sport

Shpulla ndaj kundërshtarit mund ti kushtojë shtrenjtë Messit, lojtari pritet të dënohet me…

18 Janar 2021, 11:59 Nga DOSJA
Shpulla ndaj kundërshtarit mund ti kushtojë shtrenjtë Messit,

SPANJË– Barcelona ka humbur në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao me shifrat 2-3. Një disfatë e tillë sigurisht që nuk është pritur mirë nga katalanasit por edhe nga vetë Leo Messi. Kapiteni nuk mundi dot të tregonte sakrificën e një kapiteni të vërtetë, ndërsa nervat e argjentinasit u shfryn te kundërshtari Villalibre i cili goditi me shpullë në sekondat e fundit të shtesës.

Ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e argjentinasit për gjest antisporti. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës. Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)    

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport athletic bilbao messi athletic bilbao messi

Sondazh

Poll