Sport

E thotë “Marca”, David Alaba është futbollisti më i ri i Real Madrid, ja sa do të përfitojë futbollisti austriak

19 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
E thotë “Marca”, David Alaba është futbollisti

SPANJË-David Alaba është futbollisti më i ri i Real Madrid. Të paktën siç thotë gazeta spanjolle “Marca me madrilenët që kanë arritur akordin me futbollistin e Bayern Munich. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 12 euro në vit.

Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për Los Blancos, të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera me peshë për të rritur cilësinë në skuadër. Për futbollistin e kombëtares austriake interesohen edhe Chelsea e Manchester City, por Reali është treguar më konkret dhe është shumë pranë firmës me Alaban.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich david alaba real madrid bayern munich david alaba real madrid

Sondazh

Poll