Sport

VIDEO/ Me mungesa dhe me 1 lojtar më pak në fushë, Ibrahimovic mendon për Milanin përballë Cagliarit

18 Janar 2021, 21:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Me mungesa dhe me 1 lojtar më pak në fushë, Ibrahimovic

ITALI- Milan po tregon çdo javë të kampionatit se është një nga skuadrat për t’u mundur dhe për të arritur në vendin e parë. Edhe këtë javë, kuqezinjtë kanë fituar në transfertë përballë Cagliarit me shifrat 2-0 me ndeshjen që u vendos nga një dopietë e Zlatan Ibrahimovic. Pavarësisht mungesave të shumta, kuqezinjtë treguan një ndeshje mjaft të mirë.

Në mintuën e 5-të Ibrahimovic depërtoi në zonë dhe pas nië dyluftimi me grekun Lykogiannis, u shpërblye me një penallti nga arbitri Abisso, të cilën e ekzekutoi vetë dhe mposhti portierin Cragno. Cagliari provoi të reagojë dhe zbriti disa herë rrezikshëm në gjysmëfushën kuqezi, por mungoi thuajse gjithmonë pasimi i fundit dhe sulmuesit vendas nuk arritën të kërcënojnë portën e Donnarummës.

Sfida për kuqezinjtë u komplikua në minutën e 75-të, kur Saelemaekers u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 futbollistë. Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi fitoren 2-0 të kuqezinjve, që me këtë fitore shkojnë në kuotën e 43 pikëve, 3 më shumë se Inter.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cagliari ibrahimovic milan cagliari ibrahimovic milan

Sondazh

Poll