Sport

Barcelona duhet të frikësohet, Leonardo shpreh hapur mundësinë e transferimit të Messit te PSG: Është në listën tonë t

18 Janar 2021, 16:41 Nga DOSJA
Barcelona duhet të frikësohet, Leonardo shpreh hapur

FRANCË-Ndryshimi i trajnerit, tregu i transferimeve dhe ëndrra Leo Messi te PSG, janë disa nga temat që trajtoi drejtori sportiv Leonardo në një intervistë për France Football. Gjithashtu drejtuesit francez duhet të punojnë edhe për rinovimet e emrave të tillë si Mbappé dhe Neymar, transferimi i mundshëm i Leo Messit në “Parc des Princes” sugjestionon më shumë. Drejtuesi brazilian i Parisit ia lë të hapur derën “Pleshtit”.

“Lojtarë të mëdhenj si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë. Në jemi pjesë e tryezës ku janë ulur ata që e ndjekin këtë çështje nga afër. Epo, ne vërtet nuk jemi ulur, por karrigia jonë është e rezervuar … Katër muaj në futboll është një përjetësi, veçanërisht në këtë kohë dhe moshë.”

Argjentinasi nuk i ka zgjidhur ende dilemat e tij për të ardhmen, edhe pse lamtumira e tij nga Barcelonën në fund të kontratës në qershor duket e qartë. “Do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime, është dicka që më thotë zemra dhe mendja”, tha Messi disa javë më parë. Megjithatë, ekziston një siguri: “Asnjëherë tek Real Madrid”. E sigurt është që PSG do të përpiqet në çdo mënyrë të nënshkruajë me të, duke sfiduar konkurrencën e Guardiolas dhe Manchester City, i cili aktualisht është destinacioni më i akredituar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leonardo messi psg leonardo messi psg

Sondazh

Poll