Sport

Një gjigand finlandez për sulmin e Tiranës, bardheblutë përforcohen në prag të derbit me Partizanin

18 Janar 2021, 16:25 Nga DOSJA
Një gjigand finlandez për sulmin e Tiranës, bardheblutë

TIRANË-Tirana zyrtarizon afrimin e radhës në këtë periudhë merkaroje. Klubi bardheblu ka njoftuar firmosjen e kontratës me sulmuesin nga Finlanda Tim Väyrynen, i cili do të jetë pjesë e bardhebkuve për një sezon e gjysmë.  27-vjeçari vjen nga HJK Helsinki si dhe ka qenë pjesë e përfaqësues së vendit të tij.

27-vjeçari, e ka ndërtuar karrierën mes Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës, duke veshur fanelat e Helsinkit, Viktoria Këlnit, Dinamo Dresdenit, Hansa Rostokut, si dhe Rodes. Bashkë me Seferin finalandezi duket se e kompleton në mënyrën më të mirë të mundshme sulmin e Tiranës, që megjithatë për momentin është e përqëendruar vetëm tek derbi.

POSTIMI I KLUBIT TË TIRANËS

“KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të janarit. Tim Väyrynen ka qenë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tiranës. Sulmuesi 27-vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysmë. Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e kombëtares finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tim väyrynen tirana partizani tim väyrynen tirana

Sondazh

Poll