Sport

Milani, në kërkim të “sozisë” për Theo-n: preferohet Firpo i Barçës, por edhe…

19 Janar 2021, 10:15 Nga DOSJA
Milani, në kërkim të “sozisë” për Theo-n:

ITALI – Milani shikon të tashmen në treg me Meite dhe Mandzukiç, por klubi kuqezi mendon edhe për të ardhmen. Një prej tyre është dublimi i krahut të majtë, ku aktivizohet ish-lojtari i Realit, Theo Hernandez. Milanit i mungon një zëvendësues i vërtetë për të.

Hipotezat dhe kandidaturat nuk mungojnë: Junior Firpo, Matias Vina, Iago dhe Nuno Mendes janë disa nga emrat e përfolur në listen e merkatos kuqezi. Rrugë ekzotike, por që klubi po i shqyrton me kujdes, duke menduar edhe për gjendjen aktuale të Milanit.

Në orët e fundit, konfirmimet kanë ardhur për Junior Firpo të Barcelonës, një lojtar në vëmendjen e Maldinit që verën e kaluar. Pista është e ndërlikuar. Ajo vlen vetëm nëse Milani bie dakord ta blejë për 18-20 milionë euro Firpon nga Barcelona, e cila nuk e huazon lojtarin. Shifrat mund të rishikohen.

Nga ana tjetër alternative është edhe profili i 23-vjeçarit Matias Viña, mbrojtës i majtë dhe lojtari më i mirë i Uruguajit më 2019. Sot ai luan për Palmeiras, i cili në finalen e “Copa Libertadores” do të përballet me Santos. Vlerësimi, megjithëse i shtuar, ende bie brenda kufijve të imponuar nga Rossonerët.

Një tjetër lojtar i ndjekur nga afër nga skautët e Milanit është edhe braziliani Iago Amaral Borduchi, gjithashtu 23 vjeç, i cili ka luajtur te Augsburg në Bundesligë që nga viti 2019. Së fundmi, Nuno Mendes, një talent i lindur në 2002 dhe rritur nga Sporting, mbi të cilin megjithatë, konkurrenca është tashmë më se e ashpër në Itali.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori maldini junior firpo kuqezinjtë milani theo hernandez drejtori maldini junior firpo kuqezinjtë milani theo hernandez

Sondazh

Poll