Sport

Alaba-Real Madrid, babai-agjent: “Nuk kemi nënshkruar asgjë. Ka edhe klube të tjera”

19 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Alaba-Real Madrid, babai-agjent: “Nuk kemi nënshkruar asgjë. Ka

GJERMANI – Xhorxh Alaba, babai dhe njëherësh edhe agjenti i futbollistit 28-vjeçar David Alaba, që luan me skuadrën bavareze të Bayern Mynihut, ka deklaruar për “Bild” se ende nuk kanë mbyllur asnjë marrëveshje me Real Madrid, sikundër përflitet në media.

“Asgjë nuk është mbyllur ende dhe asgjë nuk është nënshkruar. Ka klube të tjera të interesuara,”- ka thënë sot ai. Ndër klubet e interesuara për shërbimet me mbrojtësit në fjalë është edhe Liverpul, i cili ka humbur Virgil van Dajk për një dëmtim serioz të gjurit.

Mbrojtësit të majtë David Alaba, me pasaportë dhe kapiten i kombëtares austriake dhe që luan prej mëse 10 vitesh në radhët e skuadrës baravareze i përfundon kontrata me Bayern Mynih. Kësisoj, kohët e fundit ai po shikon mundësinë e nisjes së një aventure të re.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih david alba liverpul real madrid bayern mynih david alba liverpul real madrid

Sondazh

Poll