Bota

Arrestohet 26-vjeçarja në Malin e Zi, kërcënoi me një video që do vriste shqiptarët dhe malazezët

18 Janar 2021, 10:54 Nga DOSJA
Arrestohet 26-vjeçarja në Malin e Zi, kërcënoi me një

MALI I ZI-Naralija Nileviç, 26-vjeçarja nga Podgorica është arrestuar ditën e sotme, pasi ka kërcënuar me anë të një video shqiptarët dhe malazezët. Bëhet e ditur, se Prokuroria e Lartë e ka cilësuar këtë veprim si nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtar.

“Për shkak të dyshimit se N,N kreu veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare dhe kombëtare, ajo u privua nga liria dhe do të sillet për t’u marrë në pyetje”-ka thënë Medenica.

Në video, vajza me flamurin serb në sfond, kërcënon se do t’u presë fytin shqiptarëve dhe malazezëve.

“Malazezë dhe shqiptar, unë do t’ju djeg të gjithëve, gjithçka. Sepse ju jeni të çmendur. Do iu pres të gjithëve kokat, nuk do të ketë më koka,”-ka thënë ajo në regjistrim.

Mali i Zi prej muajsh ka një situatë të tensionuar etnike, kryesisht me persona pro-serb dhe anti-serb.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet naralija nilvic naralija nileviç arrestohet naralija nilvic naralija nileviç

Sondazh

Poll