Bota

Fati i qeverisë Conte në Itali, kryeministri përballet me dhomën e deputetëve

18 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Fati i qeverisë Conte në Itali, kryeministri përballet me

ITALI-Kryeministri italian Giuseppe Conte, do të përballet gjatë ditës së sotme para Dhomës së deputetëve. Kjo përballje do vijë, pas krizës qeveritare me largimin e Matteo Renzi, dhe dorëheqjen e dy ministrave të Italia Viva. Kryeministri synon të sigurojë besimin parlamentit, në një kohë që vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19.

Ndërkohë, ditën e nesërme ai do të përballet në Senat dhe aty është dhe vendi ku priten ndërlikime. Conte po kërkon mbështetjen e një grupi të ri të cilët mund të zënën vendin e Renzianëve në shumicë, deri në fund të legjislaturës.

Skenarët e mundshëm, përveç një mazhorancë absolute të papritur të arritur në minutën e fundit, janë dorëheqja e Kryeministrit aktual dhe më pas presidenti ti japë atij një mundësi të re për të krijuar një kabinet të ri.

Por, presidenti po ashtu mund të mundësoi konsultime me grupet kryesore parlamentare, për formimin e një qeverie të re të kryesuar nga një Kryeministër tjetër. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia e një qeverie të re të unitetit kombëtar ose teknik.

Gjithashtu ekziston mundësia e një riorganizimi të ekzekutivit, ku të gjitha palët mund të tërhiqen nga qëndrimet aktuale dhe arritjen e një pajtimi midis Renzit dhe Conte, i cili duket i pamundur deri më sot. Ndërsa, skenari më i frikshëm është mbajtja e zgjedhjeve të reja në qershor.

Drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr nga qeveria dy ministrat e tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte. Bashkë më to është larguar edhe nënsekretari Ivan Scalfarotto. Përplasja mes Contes dhe Renzit kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian lidhur me situatën e COVID-19 në Itali. Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryeministrit Giusepe Conte, megjithatë mbetet për t’u par që nëse në ditët në vazhdim kreu i qeverisë do të vendosë paqe me maxhorancën apo Italia do shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse në kohë pandemie.

(k.a/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte rrezohet qeveria italiane giuseppe conte rrezohet qeveria italiane

Sondazh

Poll